Neymar e ka punësuar si truproje personal Nordine Taleb që garon në UFC.

Taleb do të jetë mburoja prej njeriu për Neymar që ta mbajë jashtë rreziku në rrugët e Parisit.

Luftëtari i atyre që njihen si Artet Marciale të Përziera para se të ishte pjesë e UFC-së, garës më të fortë në botë të MMA, ka qenë pjesë e Bellator.

Ai në UFC garon në kategorinë welterweight dhe ka 13 fitore e katër humbje.