Ministria e Shëndetësisë sot ka emëruar edhe gjashtë drejtorë të rinj në institucionet shëndetësore publike.

Ish deputeti dhe njëherit Dr. Nexhati Jakupi do të udhëheq me Klinikën Universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare ndërsa Dr. Gojart Sulejmani do të udhëheq me Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar.

Me Klinikën Universitare për pneumologji dhe alergologji do të udhëheq Dr. Dejan Dokiç, me Klinikën Universitare për kirurgji plastike Dr. Sofia Pejkova.

Në krye të Klinikës Universitare për vesh, hundë dhe fyt do të jetë Dr. Jane Netkovski dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Shtip Dr. Snezhana Trajkovska.