Calvin Harris për herë të tetë në karrierë ka pushtuar majën e top-listës së Mbretërisë së Bashkuara.

Por, ajo që i bënë krenar shqiptarët është arritja e këngëtares Dua Lipa, e cila ka karrierë ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare është renditur e pesta në listën, ku para saj gjendet French Montana feat. Swae Lee, DJ Khaled feat. Rihanna dhe Luis Fonsi, Daddy Yankee and Justin Bieber.

E gjithë kjo në saje të hitit botëror “New Rules”, i cili është sjell në disa versione të ndryshme prej fansave.

Kënga e fundit e Dua vlen të theksohet se deri më tani është shikuar mbi 92 milionë herë në YouTube.