Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta ishte i ftuar në ceremoninë e hapjes zyrtare të Sheshit Skënderbej të Shkupit, me ftesë të z. Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.

Në rrjetin social Facebook Bejta shkruan se pjesëmarrja në këtë ceremoni solemne ishte shumë emocionuese. Një ndjesi krenarie e madhe inaugurimi i sheshit Skënderbej në Shkup, me koncert të orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar. Faleminderit Izet Mexhiti për ftesën dhe për kontributin në këtë punë të madhe për kombin tonë,” shkruan ai. Bejta ka publikuar fotografi të momenteve nga ceremonia. Ndërkohë organizatori Izet Mexhiti është shprehur se kjo është punë që do t’u vlejë brezave.

“Me këtë Koncert të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar shënohet hapja zyrtare e Sheshit Skenderbej, projektit me vlera të larta estetike e historike që Shkupit i dha vulën e identitetit kombëtar. Le ta gëzojnë brezat e rinj të kombit,” është shprehur z. Izet Mexhiti.