Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Neville beson se Djajtë e Kuq do të fitojnë titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Neville është i bindur se Jose Mourinho po e kthen klubin nga Old Trafford në drejtimin e duhur dhe se ata mund të kthehen në krye të Ligës Premier.

Ai gjatë një interviste për faqen e Ligës Premer, ka folur gjerë e gjatë, por përgjigjet më interesante ishin rreth skuadrave që do të përfundojnë në katërshe dhe skuadrën kampione.

“Katër ekipet e para? Manchester Unitedi, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal”, ka thënë fillimisht Neville.

“Dy klubet e Manchesterit do ta luftojnë për titullin, por rekordi i Jose Mourinhos për titujt fitues në sezonin e tij të dytë dhe blerjet që i kanë bërë këtë verë do të thotë që po shkoj për Unitedin si kampion”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez.