Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, theu sot heshtjen pas tre ditësh disi i rezervuar në lidhje me ngjarjet në Charlottesville (SHBA) për të denoncuar deklaratat antisemite, neonaziste dhe raciste.

Kohë e nevojshme për Netanyahun për të denoncuar manifestimet e urrejtjes antisemitiste siç u panë dhe u dëgjuan në Charlottesville, duke ngjallur indinjatën e disa komentuesve, që i drejtuan pyetje në lidhje me një qëndrim të kryeministrit për presidentin amerikan, Donald Trump.

“I tronditur nga shprehjet antisemite, neonaziste dhe raciste. Gjithsecili duhet të ndërtojë barriera kundrejt kësaj forme urretjeje”, u shpreh në Twitter sot Netanyahu, thuajse 24 orë pasi presidenti amerikan, i kritikuar për reagimin e tij fillestar ndaj ngjarjeve në Charlottesville, duke denoncuar së fundmi dhunën raciste dhe fajësuar supremacinë e bardhë, përcjell Atsh.

I pyetur nga media rreth arsyes që Netanyahu kishte pritur tre ditë për një prononcim zyrtar, një zyrtar izraelit pohoi citimin e shkruar të hënën në llogarinë e tij në Facebook drejtuar ambasadorit të Izraelit në SHBA, Ron Dermer, një person i afërt i kryeministrit.