Nën përkujdesjen e Zëvendës Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Hazbi Lika dhe Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, nesër në hotelin “Aleksandar Palace”, në Shkup  organizohet manifestimi me  rastin e shënimit të 16 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes të Ohrit.

Përndryshe, më 13 gusht të 2001 në qytetin e Ohrit në Maqedoni u nënshkrua një marrëveshje që i dha fund konfliktit të armatosur dhe shihej si garantuesja e bashkëjetesës ndëretnike.

Parimet themelore te Marrëveshjes se Ohrit

1. Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike

2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.

3. Konfirmohet karakteri multietnik i shoqërisë maqedonase

4. Ndërtim i shtetit demokratik

5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Përmbajtja e Marrëveshjes se Ohrit

1. Ndërprerja e armiqësive

2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4. Përfaqësim në gjyqësor në proporcion me popullsinë

5. Gjuhe zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%

6 Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve te bashkësisë ne zonat ku ata përbëjnë shumicën