Lajmërim:

Me rastin e 29 Gushtit ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” Komuna e Hanit të Elezit organizon aktivitete sipas kësaj agjende: 29.08.2017 (e Martë) ora 11.00- Homazhe Varrezave të Dëshmorëve në Pustenik. 29.08.2017 (e Martë) ora 11.30 – Rrivarimi i Dëshmorëve,Ramadan Shiti dhe Izet Bushi në Varrezat e Dëshmorëve në Pustenik. 29 Gushti ”Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit” është radhitur në kalendarin e ngjarjeve zyrtare të komunës për të nderuar luftën e lavdishme të UÇK-së,të gjithë ata që luftuan e punuan, në veçanti për të nderuar sakrificën e Dëshmorëve dhe Familjeve të tyre.