Floyd Mayweather e ka mposhtur Conor McGregor në kategorinë e lehtë, duke mbyllur karrierën si i pamposhtur.

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather e ka fituar të ashtuquajturin meçin e shekullit kundër irlandezit Conor McGregor pas 10 raundeve, me ndërprerje të luftës nga gjyqtari.

Në fillim të raundeve të para lufta dukej e barabartë, por me kalimin e raundeve, Maywetaher filloi të bënte diferencën, duke shfrytëzuar mos përgatitjen e duhur fizike të McGregor.

Në raundin e 10’ pas një serie goditjesh të Mayweather, gjyqtari u detyrua të ndërpriste ndeshjen, për të ruajtur McGregor.

Kështu, Mayweather mbylli ndeshjen e 50 me 50 fitore, duke u pensionuar nga boksi pa asnjë humbje.