Neo-nazistët, kundërprotestuesit marshuan në rrugët e Berlinit gjatë ditës së sotme.

Ky takim u bë një javë pasi një tubim supermacist nga të bardhët u kthye në vdekjeprurës në Charlottesville të Virxhinias.

Protestuesit e krahut të djathtë, marshuan në kryeqytetin gjerman për të shënuar 30 vjetorin e vdekjes së Rudolf Hess, zëvendës i Adolf Hitlerit, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

I dënuari për krime lufte në Nuremberg, Rudolf Hess, ishte i burgosuri i vetëm në burgun Spandau nga viti 1966 deri kur vdiq në vitin 1987.

Protestuesit sot nderuan Hessin, sepse sipas tyre, ai kurrë nuk u largua nga besimet e tij dekada pas rënies së Rjahut të Tretë.

Ligjet strikte në Gjermani ndalojnë simbolet naziste dhe gjuhën e urrejtjes.

Organizatorët e tubimit u thanë demonstruesve të mos këndonin por të ecnin në heshtje. Çdo 25-vjeçar mund të mbante në dorë një flamur perandorak gjerman. Ata nuk u lejuan të vishnin veshje naziste apo të shfaqnin ndonjë simbol nazist.

Megjithatë demonstruesit nga krahu i djathtë marshuan duke lëshuar muzikë funerale.

Në kundërshtim me kufizimet në Gjermani, ligji amerikan mbron të drejtat e neo-nazistëve, supermacistëve të bardhë dhe grupeve tjera që shprehin pikëpamjet e tyre.