Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov sot në Shkup e nënshkruan Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Marrëveshja, e cila është nënshkruar në gjuhën maqedonase në pajtueshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe në bullgarisht në pajtueshmëri të Kushtetutës së Bullgarisë, parashikon mbështetje të Sofjes në aspiratat euro-atlantike të Shkupit, bashkëpunim në plan bilateral dhe multilateral, avancim të lidhjeve transportuese dhe komunikimeve, lehtësim të formaliteteve doganore dhe kufitare, ndarje të mjeteve për projekte infrastrukturore rajonale dhe ndërkufitare, si dhe lehtësim të kontakteve midis qytetarëve të së dy shteteve.

Borisov, i cili e kryeson delegacionin qeveritar bullgar, paraprakisht u prit para Qeverisë së Maqedonisë me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Menjëherë pas pritjes, kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, shkuan në tet-a-tet takim, me ç’rast u mbajt edhe takim i delegacioneve të qeverive të së dy vendeve.

Заев и Борисов

Në Qeveri pasdite u nënshkruan edhe memorandume për bashkëpunim nga ana e ministrave resor të transportit, energjetikës dhe ekonomisë.

Delegacioni i lartë qeveritar shtetëror i republikës së Bullgarisë do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Programi i vizitës zyrtare të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të përfundojë nesër me kremtim të përbashkët me rastin e festës kombëtare Ilinden në Shkup

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/a1onmk/videos/1419705691438357/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]