Si pjesë e serisë së vizitave në shtetet skandinave, sot Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, qëndroi në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Suedisë ku realizoi takim me Ministren e punëve të jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom.

‘Në takimin me homologen e tij suedeze, ministri Dimitrov e shprehu përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë reformatore për kthimin e vendit në rrugën e integrimeve euro-atlantike, të hapur nga reformat e vërteta në sferat me rëndësi thelbësore dhe nëpërmjet politikës së dialogut të hapur me të gjithë shtetet fqinje, të bazuar në principe dhe vlera evropiane. Kthimi i ndikimit dhe përkrahjes së miqve tanë evropianë është me rëndësi kyçe për ne’, tha Dimitrov në deklaratën e tij për shtyp.

Ministresha Wallstrom ka shprehur përkrahjen e fortë dhe të palëkundur të Suedisë në drejtim të aktiviteteve të Qeverisë së re të Maqedonisë për një revitalizim të shpejtë të perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe konfirmoi se Suedia me sinqeritet është e intersuar për rritje të ndihmës konkret që mund të ofrojë në sfera që janë më të dobishme për agjendën evropiane të Qeverisë së re të RM-së.

Si përfundim i këtij takimi pozitiv dhe shumë produktiv erdhi nënshkrimi i Deklaratës për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisëdhe Mbretërisë së Suedisë (LINK), me të cilën vërtetohet përkrahja suedeze për qëllimet tona strategjike dhe definohen fushat me interes të përbashkët për ndërtimin e bashkëpunimit të mëtejmë më konkret.