Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova e ka dëmtuar veturën e tij zyrtare sot në mesditë. Ai është treguar shofer “amater” kur duke tentuar ta parkoi veturën, e ka goditur xhamin e një lokali.

Personat që ishin në vendin e ngjarjes dhe që i kanë siguruar fotot i kanë thënë Indeksonline në kushte anonimiteti se Haki Rugova ishte i dehur në momentin kur e ka goditur dritaren.

Për fat të mirë askush nga ky rast nuk ka pësuar lëndime dhe se vetura është e riparueshme!