Të shtunën janë bërë 17 vjet pas tragjedisë ëmë të madhe detare, kur kishte ekspoduar nëndetësja nukleare Kursk K141.

Përpos tjerash, ngjarja mbahet mend edhe si rasti prej të cilit ishte shumë afër të humbiste pushtetin Vladimir Putin, për shkak të reagimit të ngadaltë të shtetit ndaj tragjedisë që kishte lënë të vdekur 118 marinarë ndërsa 23 kishin mbijetuar.

Nëndetësja K141 vlerësohej si krenaria e flotës ruse. Tragjedia kishte ndodhur derisa Kursk po merrte pjesë në ushtrime ushtarake të cilën e udhëhiqte flota veriore e Rusisë. Në të ndodheshin 24 raketa Torpedo dhe 24 raketa tej-detare, përcjellë Gazeta Metro.

Teoria që pranohet gjerësisht thotë se shpërthimi kishte ndodhur në momentet kur njëra prej raketave Torpedo për bëhej gati për tu flakur.

Hetuesit e fatkeqësisë mbesin në qëndrimin se shpërthimi kishte ndodhur  nga një aksion kimik pasi rrjedhjes së peroksidit të hidrogjenit – që përdorej për të shkrepur – e që erdhi në kontakt me bakrin e gjendur në gypat e Torpedove.

Kështu kishte shpërthyer koka e një Torpedoje. Ekspertët vlerësojnë se në këto ushtrime nuk është dashur të përdoren Torpedo të vjetërsuara që përmbajnë peroksid hidrogjeni të viteve të 50’ta të shekullit të kaluar, sepse pikërisht rrjedhja e tij në pjesët tjera të Torpedos ka shkaktuar shpërthimin.

Dy minuta pas eksplozionit të parë, kishte ndodhur edhe i dyti, që kishte fuqi sa të shpërthenin 8 ton TNT. Kjo ishte e mjaftueshme që dridhja të regjistrohej nga seizmografët në gjithë Europën veriore.

17 vjet pas tragjedisë, ende ka teori rreth asaj se si ndodhi fundosja e Kursk, duke përfshirë edhe dyshimet se marina ruse aty kishte testuar Torpedot më të reja – VA 111.