Kur nëna Ashlee Hammac lindi djalin e saj të dytë, ai vdiq vetëm pas pesë ditësh dhe ajo vendosi që ta kujtojë në një mënyrë që po thyen zemrat e njerëzve.

Nëna vendosi një kuti me rërë mbi varrin e të birit, në mënyrë që vëllai i tij më i madh të mund të luaj me të, shkruan DailyMail.

Nëna postoi fotografitë në rrjetet sociale, duke bërë që mijëra njerëz të ndiejnë dhimbje me të.

“Ai gjithmonë vinte me mua tek varri i vëllait të tij, këndonte këngë, fliste me të sikur të ishte gjallë. Prandaj doja që kjo të vazhdonte”, ka thënë nëna.

Loading...