Nën tingujt e këngës së bukur shqipe nga Shkëlzen Jetishi – Xeni, Zenel Doli dhe Orkestri Buxhovi dhe me vallen kombëtare premierë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “ILIRIDA – “Ushtima e Lirisë” filloi manifestimi kulturor tradicional “TINGUJT E ÇARSHISË” që na bashkon kësaj rradhe në Sheshin Skenderbej për të ruajtur traditën e mirëfilltë kombëtare. Këngët dhe vallet kanë mbajtur gjallë indin e atdhedashurisë, krenarisë dhe shpresës sonë ndër shekuj. Në këngë e valle i kemi të pavdekshëm heronjtë e kombit të vendosur në mozaikun e Sheshit Skenderbej. Le të jehojë përgjithmonë kënga e vallja e bukur shqipe në Shkupin e shqiptarëve.