Përfundoi sot raundi i tretë i negociatave për ndarjen (Brexit) të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (BE).

Pas përfundimit të raundit të tretë të negocitave të cilat kanë nisur të hënën, kryenegociatori i Komisionit të BE-së për Brexit Michel Barnier dhe ministri britanik për Brexit David Davis kanë bërë disa deklarata për media.

“Nuk kemi arritur përparime konkrete në çështjet themelore”, tha Barnier duke shtuar se edhe më parë ka patur shqetësimin për shkak për çdo ditë që kalon Britania i afrohet datës së 29 marsit 2019 kur ajo do të largohet nga BE-ja.

Duke vënë theksin se nuk është arritur një distancë e mjaftueshme për t’u përqendruar në të ardhmen e marrëdhënieve BE-Britani e Madhe, Barnier thekson se “Për interesat e përbashkëta madje për interesin e kontientit të Europës, mendoj se do të ishte e dobishme që Mbretëria e Bashkuar të largohej nga Unioni duke arritur një marrëveshje me BE”.

– Marrëveshja financiare

Ndër të tjera Barnier ka thënë se pas negociatave të zhvilluara për disa javë kuptohet se Britania ka tendencë të mos përmbushë përgjegjësitë e saj pasi të jetë larguar nga BE-ja

Kjo situatë krijon “problemin e besimit” mes palëve ka theksuar Barnier duke shprehur se “taksapaguesit e BE të cilët do të jenë 27 anëtarë pas largimit të Britanisë, nuk duhet të mbajë barrën e përgjegjësive të cilat BE-ja i ka marrë përsipër në një periudhë kur ka qenë me 28 anëtarë”.

Duke rikujtuar se Britania ka vendosur vetë të largohet nga tregu i përbashkët, Barnier tha më tej se se nuk do të lejojnë që Brexit të trondisë tregun e përbashkët të BE-së.

“Britania më fleksibël”

Ndërsa ministri britanik i Brexit, Davis ndryshe nga Barnier tha se bisedimet kanë kaluar produktive dhe se kanë arritur përparime konkrete në disa çështje të rëndësishme.

“Pozicioni negociator i Britanisë është më fleksibël dhe pragmatik në krahasim me BE-në”, tha Davis duke bërë të ditur se qëllimi i Britanisë nuk është që të përcaktojë e vetme rregullat e negociatave.

“Në negociata kemi biseduar parimisht çështjet e tilla si ajo e të drejtave të nështetësisë, marëveshja financiare, çështja kufitare me Irlandën dhe çështjet e përgjithshme të ndarjes ku kryesisht kemi arritur rezultate të dobishme në çështjen e Irlandës së Veriut”, potencon Davis.

Raundi i parë i bisedimeve të Brexit u mbajt në qershor, raporton aa, raundi i dytë në korrik, ku mes palëve u diskutuan çështja e të drejtave të nështetësisë, marëveshja financiare, çështja kufitare me Irlandën.