Qytetarët e Vallandovës, në referendumin që do të mbahet sot do të shprehin mendimin e tyre për xeheroren ‘Kazandoll’, a janë ‘për’ ose ‘kundër’ hapjes së kësaj xeherore, por edhe për mundësinë e hapjes së xeheroreve tjera në territorin e këtij qyteti.

Që të konsiderohet i suksesshëm ky referendum, sot duhet të dalin në votim së paku 5.200 qytetarë me të drejtë vote.

Paraprakisht, kundër hapjes së xeheroreve të reja në këto rajone, në referendume janë shprehur qytetarët e Bogdancit, Dojranit dhe Gjevgjelisë. Ardhmëria jonë varet nga ajo që do t’a bëjmë këtë fundjavë’, thanë aktivistët e shoqatave që për një periudhë më të gjatë zhvillojnë kampanjë kundër xeherores ‘Kazandoll’.

Paraprakisht, në referendum kundër ndërtimit të xeheroreve të reja u deklaruan edhe banorët e Bogdancit, Dojranit dhe Gjevgjelisë.