Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur gjashtë aksidente rrugore, në të cilat tre persona kanë marrë lëndime më të lehta.

Gjatë 24 orëve nga ana e policisë rrugore janë zbuluar 16 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tetë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 nuk janë lidhur me rripin e sigurisë ose i kanë përdorur telefonat celular, ndërsa 16 shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shofer gjegjësisht të paregjistruara.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 58 automjete.