Njëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 15 aksidente rrugore që kanë ndodhur dje në Shkup. Në tetë aksidente është regjistruar vetëm dëm material.

Gjatë ditës së djeshme nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve. Trembëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, dy nuk i kanë respektuar pajisjet e ndriçimit, gjegjësisht kanë kaluar në të kuçe në semafor, ndërsa nëntë shoferë e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. Janë regjistruar 48 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Janë sanksionuar edhe 17 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë, gjegjësisht në dritën e kuçe të semaforit për ta. Janë sanksionuar edhe gjashtë shoferë të biçikletave me motor, mopedë, motoçikleta të cilat gjatë vozitjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmetën mbrotëse.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 67 automjete.

Në kuadër të projektit edukativ në komunikacion “Kultura e komunikacionit te fëmijët në institucionet parashkollore”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me fëmijët nga grupi i mesëm dhe i madh në kopshtin “Srniçka” objekti “Kalinka” në komën e Aerodromit.