Dy persona janë lënduar rëndë në dy nga gjithsej 11 aksidente që kanë ndodhur dje në Shkup. Në tre aksidente pesë persona janë lënduar më lehtë, ndërsa në gjashtë është regjistruar vetëm dëm material.

Gjatë ditës së djeshme nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i kundërvajtjeve, midis të cilëve 19 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, pesë shoferë nuk i kanë respektuar rregullat për tejkalim, 13 e kanë drejtuar automjetin pa leje të qarkullimit, gjegjësisht pa regjistrim. ndërsa 32 nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë folur në telefon Janë regjistruar 49 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 52 automjete.

Në kuadër të projektit edukativ në komunikacion “Kultura e komunikacionit te fëmijët në institucionet parashkollore”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me fëmijët nga grupi i mesëm dhe i madh në kopshtin “Sërniçka” objekti “Izvorçe” në komunën e Aerodromit.