Labinot Gashi – Labi, është fytyrë publike, njeri i ekranit, andaj njihet e përflitet. Labi punon prej shumë vitesh në televizion

Vitet e fundit emri i tij u marketua më shumë, gjeti më tepër shprehje në media, herë për mirë e herë për ndonjë gjë që atij edhe mund të mos i ketë pëlqyer.

 Epo, kjo është fatura e të qenit person publik. Lidhja e fejesa me Qëndresa Bajramin, e vunë edhe më shumë në qendër të vëmendjes Labin, i cili së fundi bëri të ditur se po martohet, shkruan “Kosovarja”.

Pak para këtij akti që konsiderohet i shenjtë, Labi e ka bërë një foto ku shfaqet më i zhveshur se zakonisht.

Epo, pas martese kush e di a do të mundet, andaj…