Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Nikos Koxias paradite mbërriti për vizitë njëditore në Maqedoni. Ai në MPJ ishte pritur nga nikoqiri i tij, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, pas çfarë shkojnë në takim tet-a-tet.

Është paraparë edhe takim plenar të të dy delegacioneve, pas çfarë Dimitrov dhe Koxias do të kenë konferencë të përbashkët.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, i cili në Shkup mbërriti me automobil nga Selaniku, gjatë ditës do të ketë takime edhe me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmanin, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin dhe me përfaqësues të partive parlamentare.

Димитров и Коѕијас

Vizita e Koxiasit është kthyese, pas asaj të Dimitrovit në Athinë në qershor të këtij viti. Në fokus të bisedimeve, sipas paralajmërimeve, do të jetë implementimi dhe zgjerimi i masave për ndërtim të besimit dhe ngjarjeve më të reja në rajon.

Ministri Dimitrov, dje në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për pritjet nga vizita e shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, tha se është me rëndësi të vendoset relacion i hapur dhe Greqia ta njohë realitetin e ri në Maqedoni dhe ta mbështesë.

“Besimi është hapi i parë drejt miqësisë edhe kjo është punë shumë e rëndësishme. Qëllimi është që të zgjerohen masat për ndërtimin e besimit në më shumë fusha dhe të bëhen më reale dhe të implementohen. E dyta, tërhoqëm një linjë serioze të masave korrigjuese në pajtim të marrëveshjes së përkohshme. Kjo Ministri dhe Qeveri i marrin seriozisht obligimet e ndërmarra, e marrin seriozisht Kushtetutën e Maqedonisë dhe të jemi parimorë dhe të fortë në kontekst të asaj që na ndodhi në Kanada. Kjo vetëm do të na i përforcojë pozicionet edhe lidhur me takimin dhe në përgjithësi në lidhje me Greqinë”, deklaroi Dimitrov.

Në prag të vizitës së Koxiasit, dje në Athinë u mbajt takim për masat për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë në pajtim me marrëveshjen të arritur mes ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve në Shkup më 24 qershor të vitit 2015.

Takimi, siç informon MPB, paraqet vazhdim të dialogut miqësor dhe konstruktiv në temat e dakorduara reciproke, siç janë projektet për ndërlidhje reciproke në fushat e transportit dhe energjisë, pastaj bashkëpunim policor, programe evropiane, kulturë, arsim, mbrojtje civile, administratë publike, mbrojtje shëndetësore, bashkëpunim mes akademive diplomatike dhe nisma për bashkëpunim afarist. Nga MPJ theksojnë se është vendosur që takimi i ardhshëm të mbahet në Shkup.

Greqia, siç përsërisin përfaqësuesit e MPJ greke, “mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke kontribuuar për konsolidim të kulturës në konsensus dhe kompromis me qëllim të stabilitetit në nivel të brendshëm dhe rajonal.

Nikos Koxias me nikoqirët e tij në Shkup, sipas paralajmërimeve nga të dyja palët, nuk do të bisedojë për kontestin me emrin.

Pritet Dimitrov, si edhe gjatë vizitës në Athinë në qershor, të kërkojë mbështetje për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zhbllokim të proceseve për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Hapja e këtyre rrugëve, sipas Dimitrovit, mund të kontribuojë të mbyllet edhe çështja kryesore mes Shkupit dhe Athinës.

Nga ana tjetër, mediat në Athinë, shkruajnë se Qeveria greke do të tentojë t’i ulë poshtë pritjet nga vizita e Koxiasit dhe ta shfrytëzojë që të tregojë se Qeveria e re e Zaevit nuk ka vullnet për zgjidhjen e kontestit, sepse është në 100 ditët e para nga formimi dhe në tetor vendin e presin zgjedhjet lokale.