Në Kroaci ka zjarre nga Hvari deri në Velebit, ndërsa zjarri seriozisht afrohet deri në Zarë, lajmëruan mediat kroate.

Situata në disa vende që janë përfshirë nga zjarri në Kroaci, ende është kritike.

Shefi i shërbimit të zjarrfikësve të Zarë, Zhelko Shosha, theksoi se ekipet janë në gatishmëri të lartë dhe se në të gjitha vendet me zjarr luftojnë me flakët.

“Të gjithë jemi të sistemuar në vendet me zjarre, po shuajmë prej mbrëmë, zjarrfikësit janë shumë të lodhur”, theksoi Shosha.

Shërbimi i zjarrfikësve lajmëroi se “në tërë rajonin vetëm vendi Vir nuk është përfshirë nga zjarri”.

“Zjarri i madh që të dielën e përfshiu Turanj, sot është zgjeruar deri në rajonin mbi Varna, ndërsa situata nuk është mirë për shkak të terrenit jo të qasshëm”, theksoi Shosha.

Global