Në Kosovë filloi të implementohet Projekti i Trajnimit dhe Bashkëpunimit Policor e cila realizohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Turke. Në kuadër të projektit më datat 14-17 Gusht 2017 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur trajnimi me temën “Krimet kundër Pronsisë Intelektuale”.

Me qëllim të forcimit të bashkëpunimit me institucionet të sigurisë të vendeve mike që kanë bashkëpunim në fushën e sigurisë me Turqinë,posaqërishtë me qëllim të veqant që të sigurohet bashkërendimi dhe bashkëpunimi i institucioneve policore nga viti 2007 është duke u zhvilluar “Projekti i Trajnimit dhe Bashkëpunimit Policor”.

Në këtë kuadër, me qëllim të transferimit të përvojës së ndërsjelltë, me qëllim të zhvillimit të mendësisë së përbashkët në luftën kundër krimit si dhe me qëllim të bashkërendimit të terminologjisë janë duke u organizuar trajnime trajnime profesionale.

Pas përfundimit të trajnimit të organizuar mbi krimet kundër pronsisë intelektuale të mbajtur nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Turke me ceremoni në praninë e Drejtoritë të Trajnimeve Mandatore nga Policia e Kosovës dhe përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike u shpërndanë certifikata për 16 pjesmarrës në trajnim.

Gjatë fjalimit të mbajtur nga Nënkolenel Driton Zabërgja Drejtor për Trajnime Mandatorë duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në mbajtejen e trajnimit, theksoi se Shteti Turk dhe Policia Turke gjithmonë ka ofruar përkrahjen e saj për Policinë e Kosovës me shpresë se ky bashkëpunim do  të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në fund të fjalimit “ Turqia është njëra prej shteteve të para dhe e rëndësishme që ne do të aplikojmë për të kërkuar ndihmë për nevojat e tona ashtu siq kemi bërë në të kaluarën ashtu do të jetë edhe në të ardhmen” tha Nënkolonel Zabërgja.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë dhe gjatë programit të trajnimeve delegacioni i përbërë nga përfaqësuesit e TIKA-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Turke zhvilluan edhe takime dypalëshe. Në këto takime dypalëshe me shumë zyrtarë të lartë nga Policia e Kosovës dhe nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike u diskutuan tema të ndryshme në interes të bashkëpunimit të ndërsjelltë.Në takime u shqyrtua mundësia e organizimit të trajnimeve për këtë vit dhe për vitin e ardshëm si dhe u shqyrtuan projekte të ndryshme të bashkëpunimit ku pritet përkrahja e TIKA-së.

TIKA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Turke në 9 vite të fundit duke filluar nga Shqipëria, Kirgizistani, Mongolia e deri te Palestina dedikuar institucioneve të sigurisë në 30 shtete të ndryshme janë organizuar trajnime me temën e luftimit të terorizmit, procesi i radikalizmit dhe teknikat e parandalimit, lidership,mbrojtja e afërt dhe sigurimi në samitet e larta,teknikat e kërkimit të drogës.