Në transportin për udhëtim në tremujorin e dytë të këtij vitit në krahasim me këtë periudhë nga vitit i kaluar është shënuar rritje e numrit të udhëtarëve për 13,6 për qind. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë në transportin e qytetit dhe ndërurban rritje ka për 9,6 për qind, në atë ajror për 5,7 për qind, ndërsa transportin hekurudhor ka ulje prej 23,5 për qind.

Në krahasim me tremujorin e parë nga vitit 2017 numri i udhëtarëve të transportuar në transportin për udhëtim është rritur për 21,5 për qind. në transportin urban-ndërurban për 4,8 për qind, në transportin hekurudhor për 27,5 për qind, ndërsa në transportin ajror është rritur për 33 për qind.

Në tremujorin e dytë nga viti 2017, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2016, sasia e mallit transportues në transportin mallrave është rritur 45,7 për qind, në transportin ajror për 17,4 për qind, ndërsa në transportin hekurudhor është rritur për 85,5 për qind.

Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017, sasia e mallit transportues në transportin rrugor të mallrave është rritur për 53,2 për qind, në transportin ajror për 32 për qind, ndërsa në transportin hekurudhor është rritur për 51,8 për qind. 

Global