Pothuajse çdo vit, liqeni i Badovcit dhe ai Batllavës marrin nga një jetë njeriu. Rasti i fundit ishte ai i 10-vjeçares nga Sukrishi i Podujevës, e cila humbi jetën në zonën e thellë në Batllavë.

Banorët e Orllanit, menjëherë pas këtij rasti, kanë kërkuar angazhimin e zhytësve dhe shenjëzimin e liqenit, pasi jo të gjithë mund t’i dinë zonat e rrezikshme.

 Por, në Batllavë, ambulanca nuk punon gjatë fundjavës, pikërisht në ditët kur ka më së shumti vizitorë.

Zëdhënësi i komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, ka thënë se komuna do ta shqyrtojë mundësinë e funksionalizimit të ambulancës afër liqenit, edhe pse pothuajse ka kaluar sezoni veror, ndërsa thotë se nuk është në kompetencë të komunës, angazhimi i zhytësve.

Në një përgjigje me shkrim që zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ia kanë dërguar KTV’së, thuhet se këto liqene nuk mund të përdoren nga askush, sepse tashmë dihet që janë zona të mbrojtura ujore.