Ministria e Punëve të Jashtme sot pasdite kumtoi se sot në Athinë është mbajtur takim për masat për ndërtim të besimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Repçublikës së Greqisë në pajtim me marrëveshjen e arritur mes ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve në Shkup më 24 qershor të vitit 2015.

“Takimi paraqet vazhdim të dialogut miqësor dhe konstruktiv të temave të arranzhuara në mënyrë të ndërsjelltë, siç janë projekte për ndërlidhje të ndërsjelltë në sferat e transportit dhe energjisë, më pas bashkëpunimi policor, programet evropiane, kultura, arsimi, mbrojtja civile, administrata publike, mbrojtja shëpndetësore, bashkëpunimi mes akademive diplomatike dhe nismave për bashkëpunim afarist. Ekspertë nga institucionet relevante nacionale kontribuuan drejt diskutimit të frytshëm dhe produktiv”, ceket në kumtesë.

Nga MPJ theksojnë se është vendosur që takimi i ardhshëm të mbahet në Shkup, ndërsa për përparimin në procesin e zbatimit të masave për ndërtim të besimit do tëp bisedohet edhe në takimin e ministrave të punëve të jashtme të të dy vendeve që duhet të mbahet të enjten në Shkup.