Në pesëmbëdhjetë shtete të Bashkimit Europian po ashtu në Hong Kong dhe Zvicër ka mbërritur veza e kontaminuar me insekticidin fipronil, bën të ditur Komisioni Europian.

Komisioni do të mbajë një takim me ministrat dhe rregullatorët më 26 shtator.

Mbikëqyrësi britanik i ushqimit deklaroi se rreth 700,000 vezë nga ferma të ndotura holandeze kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, përkundër një përllogaritjeje të mëhershme prej 21,000 vezësh.

Sidoqoftë, Agjensia e Standardit Ushqimor në Britani është shprehur se nuk ka gjasa që kjo situatë të shkaktojë rrezik për shëndetin publik.

Ushqimet e përpunuara që përmbajnë vezë tashmë janë tërhequr nga dyqanet në disa qytete, ndërkohë që edhe supermarkete në Belgjikë, Holandë e Gjermani kanë tërhequr miliona vezë nga shitja.