Trajneri italian ka befasuar me vendimin për të ardhmen e mesfushorit të ri.

Renato Sanches ka qenë në listën e largimeve nga skuadra gjatë këtij afati kalimtar, por Carlo Ancelotti ka ndryshuar mendje për mesfushorin portugez, të cilin ka vendosur që ta mbajë në skuadër.

Sanches që vitin e shkuar është transferuar nga Benfica, ka pasur shumë pak hapësira në skuadrën e Ancelottit, por paraqitjet e tij të mira në fazën përgatitore, e kanë bindur italianin për ta mbajtur atë në ekip.

“Ai do të qëndrojë me ne edhe pas mbylljes së afatit kalimtar”, ka thënë Ancelotti para gazetarëve, të cilët e kanë pyetur për të ardhmen e futbollistit.

Sanches është kërkuar nga klube të mëdha evropiane, si Manchester United, Chelsea dhe Milan.

Loading...