Një burrë është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se po vidhte dru të prerë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se është “arrestuar në flagrancë shtetasi B.M, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi tek Liqeni Artificial, u konstatua duke vjedhur dru të prerë, të cilat po i ngarkonte në një biçikletë”.