Mungesa e kaliumit, siç dihet, shkakton dobësi në muskuj dhe tregon se gjatë aktivitetit fizik ke shpenzuar shumë energji. Akullorja, konsumi i së cilës rritet gjatë muajve të verës, është një burim i pasur me kalium dhe vitaminë A, sipas studimeve dhe analizave të ekspertëve.

Prof. Tüla Özcan, nga Universiteti Uluda?, Fakulteti i Bujqësisë, Departamenti i Inxhinierisë së Ushqimit dhe Teknologjisë së Qumështit, thotë se sasia e kaliumit në trupin e njeriut zvogëlohet nën kufirin normal gjatë muajve të verës. Për këtë, ai shton: “Mungesa e kaliumit është rezultat i muskujve të dobët, që gjë sjell edhe lodhje të trupit nga sasia e harxhuar e energjisë gjatë ushtrimeve fizike. Në këto raste, njerëzit e kanë më të lehtë ta kompensojnë humbjen e kaliumit duke konsumuar një akullore”.

Duke theksuar se vitamina A është e rëndësishme për energjinë e trupit, Özcan shton: “Si një produkt i pasur me kalcium, akullorja është gjithashtu shumë e pasur me vitaminë A. Në rastet e mungesës së vitaminës A, një person përballet me çrregullime të ndryshme, në zhvillimin e eshtrave, infeksionet e traktit urinar si dhe në lëkurë delikate dhe problematike. Këto probleme mund të kompensohen lehtësisht me konsumin e akullores”.