Regjim i posaçëm i komunikacionit për automjete dhe këmbësorë do të vendoset nëpër rrugët drejt stadiumit “Telekom arena”, ku sot në orën 20:45 do të luhet ndeshja mes Shkëndijës dhe Milanit, informojnë nga Minsitria e Punëve të Brendshme.

SPB Shkup në pajtim me planin përgatitës për sigurim të komunikacionit dhe sigurim fizik, duke filluar në ora 15:00 do të vendosë lëvizje të kufizuar nëpër bulevardin “Ilinden”, rrugët “Risto Shishkov”, “Aminta Treti”, “Naum Naumovski Borçe”, rrugën në Parkun e qytetit rreth stadiumit, si dhe rrugën “Llazar Liçenoski”.

Kufizimi nuk do të vlejë vetëm për automjetet të cilat kanë akreditim për lëvizje nëpër rrugët e përmendura për hyrje drejt stadiumit, ndërsa lidhur me këmbësorët nuk do të vlejë vetëm për persona të cilët posedojnë bileta për ndeshjen.