Real Madrid do të jetë pa tre yje në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas, e cila luhet të dielën nga ora 22:15, në kuadër të javës së parë të La Ligës.

E përditshmja sportive madrilene, AS, ka zbuluar se në stërvitjen e fundit të Real Madridit, para ndeshjes me Deportivo La Corunan, nuk kanë stërvitur tre yje.

Fjala është për Cristiano Ronaldon, Mateo Kovacicin dhe Jesús Vallejo, përcjell Express. I pari është i dënuar edhe katër ndeshje për shkak se ka shtyrë gjitarin në ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit.

T mobile In article [4] Laor

Kurse, Mateo Kovacicin dhe Jesús Vallejo vuajnë nga lëndimet dhe se nuk do të jenë gati ta ndihmojnë skuadrën të dielën.