Është ndarë nga jeta këtë të shtunë babai i deputetit Vangjel Dule.

Vetë Dule e ka bërë publik lajmin përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, por në gjuhën greke.

“Si ka jetuar me modesti dhe në heshtje, kështu ju la mbretërinë e Krishtit tonë! Perëndia të jetë pushimi. Udhëtim i mirë babai ynë i dashur!”- shkruan Dule.