Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas tratativave për t’i shpëtuar dënimit me 7 vite burg.

Sipas mediave italiane, shqiptari u rikthye në Shqipëri dhe ndryshoi emrin, për të bërë të mundur rikthimin në Itali pa qenë nevoja të shlyente dënimin me 7 vite burg pas 3 urdhër-arresteve që rëndonin mbi të. Mandatet e arrestit ishin lëshuar nga magjistratët e Fierencës për dhunë në familje dhe vjedhje.

Mbrëmjen e djeshme, shqiptari ndodhej në tregun e San Lorenzo-s në Firence, pasi u kap nga policia gjatë një kontrolli rutinë. 48-vjeçari, edhe pse i dha informacione rreth vetes autoriteteve italiane për t’i shmangur ata, u shfaq i dyshimtë dhe kështu policia vendosi të bëjë një kontroll më të imtësishëm.