Shefi i Grupit Parlamentar të koalicioni LAA, Avdullah Hoti bëri të ditur se pas konsultave me kryesuesin e Kuvendit u mor vendim që në ora 12:00 të takohen shefat e grupeve parlamentare.

Më pas, Hoti bëri të ditur se deputetët do të njoftohen se kur do të caktohet seanca e ardhshme, transmeton Periskopi.

“Pas konsultimeve, propozojmë që sot në ora 12:00 të konsultohen shefat e grupeve parlamentare dhe më pas deputetët të njoftohen se kur është caktuar seanca”, tha Hoti.

Në seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, ndërsa dje deputetët bënë betimin.

Global