Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit  të këngëtares së famshme Britney Spears ditën e  mërkurë. Një njeri i çmendur ka hyrë në skenë duke ndërprerë shfaqjen, pak pasi këngëtarja kishte performuar hitin e saj “You drive me crazy”. Menjëherë, këngëtarja është rrethuar nga  trupa e baletit të  saj ndërkohë që forcat e sigurisë kanë kapur personin që ka hipur në skenën e Las Vegasit.

Këngëtarja është kapur nga videot e fansave  të hedhura në faqet e internetit  duke pyetur truprojat nëse personi është i armatosur apo jo. Departamenti i policisë metropolitane në Las Vegas ka arrestuar 37-vjeçarin Jesse Web për shkeljen e kryer duke u ngjitur në skenë pa leje dhe  ndërprerë koncertin e Spears.