Sot në Spitalin Klinik në Shkup ka ndërruar jetë 23 vjeçari. Gazmend Xhelili, që pësoi lëndime të rënda në aksidentin e komunikacionit që ndodhi me datë 4 e këtij muaji, në fshatin Leshkë të Tetovës.

Nga MPB për rastin e aksidentit raportuan se A.S. (26) nga fshati Sllatinë që ka drejtuar veturën ‘BMW’ me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin e veturës, dhe ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru të një oborri shtëpie.

Në fatkeqësi, lëndime të rënda mori  G.Xh (23 vjeçar), gjithashtu nga fshati Sllatinë.