Në listën e fundit të borxhlinjve të Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) ndodhet edhe ndërmarrja “Total Marketing” udhëheqës i së cilës është gazetari dhe kryeredaktori, Dragan Pavlloviq- Llatas. “Total Marketink” i ka borxh shtetit 23.000 euro për tatim të papaguar të vlerës së shtuar, njoton Portalb.mk.

Veprimtaria bazë e ndërmarrjes është marketingu dhe propaganda, selia e saj është Zelenikovë. Kjo ndërmarrje është nën hetimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për fshehje të tatimeve që për shkak të kësaj PSP-ja kërkon përcaktim të masës për paraburgim për Llatasin. Në Zelenikovë gjenden edhe tre pushimore të cilat janë nën hetimin e PSP-së në rastin “Lëndina” ku Llatasi përsëri është mes të tre të akuzuarve për ndërtim pa leje.

Sipas PSP-së, ndërmarrja “Totall Marketing” është mes katër ndërmarrjeve udhëheqës i së cilës është Llatasi, i akuzuar se në periudhën prej tetë viteve ka dhënë të dhëna të rrejshme në evidencën llogaridhënëse me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimit.

Ndryshe, Drejtoria për të Ardhura Publike para dy ditëve zbuloi skandal sipas të cilit disa ish të punësuar në DAP u kanë mundësuar 37 kompanive të jenë të amnistuar nga pagesa e detyruar e borxheve dhe kështu kanë hyrë në sistemin e paralajmërimeve. Bëhet fjalë për ndërmarrje të afërta me pushtetin paraprak ku mes tyre, sipas të dhënave jo zyrtare, ka edhe televizione dhe agjenci informative. DAP do t’i zbulojë emrat e këtyre ndërmarrjeve.