Inspektorët e punës nga sfera e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës sollën 84 ndalesa për punëdhënës të cilët nuk i kanë respektuar rekomandimet që të mos punohet në ambient të hapur prej orës 11 deri në orën 17. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se më 4, 5 dhe 6 gusht të këtij viti në territorin e Republikës së Maqedonisë janë kryer gjithsejt 207 mbikëqyrje inspektuese tek punëdhënës për respektim të rekomandimeve gjatë valës së të nxehtit.

Nga 83 ndalesa të cilat i shqiptuan inspektoirët shtetëror të punës gjatë mbikëqyrjeve, 67 janë në veprimtarinë ndërtimore, 13 në veprimtarinë bujqësore dhe nga dy ndalesa në veprimtarinë përpunuese dhe në veprimtarinë e minierave – nxjerrje të gurëve.

“Punëdhënësve në formë me shkrim u jepen rekomandime me theksim se duhet t’u për,bahen atyre, sepse në të kundërtën do të sanksionohen”, kumtoi MPPS.

“Duke pasur parasysh atë që territori i Republikës së Maqedonisë edhe sot ndodhet në fazë[n e portokalltë, punëdhënësit janë të obliguar edhe më tutje t’i respektojnë rekomandiemt e dhëna dhe të kudjesen për sigurinë e të punësuarve në kushte të valës së të nxehtit”, thekson MPPS në kutmesë.