Është ndarë nga jeta në moshën 87 vjeçare akademiku, mjeku i njohur kardiolog i cili për një periudhë 10 vjeçare drejtoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Ylli Popa.

“Pas një gjendjeje të përkeqësuar kronike të shëndetit, u nda nga jeta akademiku Ylli Popa, intelektual i mirënjohur, me veprimtari të shumanshme, të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada” bën të ditur Akademia e Shkencave. Mësohet se ceremonia e Varrimit është sot në orën 17.00. Nisja nga shtëpia e tij: Adresa: Rr. Sami Frashëri, Pallati Nobis, Tiranë.

Ylli Popa ka qenë deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë për dy legjislatura si dhe anëtar themelues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ai për vite të tëra, ka qenë edhe mjek i Enver Hoxhës, diktatorit të Shqipërisë deri në  ditën e vdekjes

Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së akademik Popës, botës akademike shqiptare e më gjerë, si dhe miqve e kolegëve të tij.