NATO kritikoi sot mungesën e transparencës nga ana e Rusisë dhe Bjellorusisë për manovrat ushtarake të planifikuara të mbahen në vijën e tyre kufitare.

Disa vende të NATO-s kanë shprehur shqetësimin e tyre për këto manovra ushtarake të emërtuara “”Zapad 2017” (Perëndim 2017), planifikuar nga 14 deri më 20 shtator në Bjellorusi, një aleat i Moskës që ndan kufijtë me Letoninë, Lituaninë dhe Poloninë.

Rreth 12.700 forca ushtarake bjelloruse dhe ruse pritet të marrin pjesë në këto manovra, sipas Minskut, por Lituania pohoi se do të mobilizojë në fakt 100.000 ushtarë.

“Me ftesë të Bjellorusisë, NATO do të dërgojë dy ekspertë për të marrë pjesë në ditët kushtuar vizitorëve të rangut të lartë”, njoftoi për median një zyrtar i Aleancës së Atlantikut.