Talenti ukrainas i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko ka përfunduar në radarin e italianëve të Napolit.

Skuadra italiane, Napoli ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Jose Maria Callejon.

Napoli dëshiron përforcimin e skuadrës pasi këtë sezon duan të jenë arrë e fortë në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Kështu, sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, napolitanët kanë paraqitur ofertë te Manchester City për talentin ukrainas, Zinchenko.

Klubi i Presidentit De Laurentiis ka propozuar Cityt një huazim me të drejtë blerjeje për 4-5 milionë euro, ndërsa së shpejti pritet përgjigja e anglezëve