Kanë afat për përfundim të punimeve vetëm deri në mëngjesin e 5 shtatorit, ku pritet të bëhet Shugurimi i Katedrales Shën Tereza në Prishtinë.

Udhëheqësi i punimeve po thotë se infrastruktura do të jetë e përfunduar.

E për rëndësinë e shugurimit të kësaj Katedrale me emrin e Nënë Terezës foli Don Lush Gjergji, duke thënë se kontribut në ndërtimin e saj kanë dhënë të gjitha komunitetet fetare, përfshirë edhe atë myslimane.

Se ndihmë të madhe ka dhënë edhe komuniteti mysliman, e tha edhe Arianit Koci.
Edhe për qytetarët, rëndësia e shugurimit të saj me emrin e Nënës Terezë është jashtëzakonisht e madhe, sidomos në imazhin e vendit sa i përket tolerancës fetare, raporton TribunaChannel.

Gurthemeli për ndërtimin e kësaj katedrale është vënë në vitin 2005, me iniciativën e ish presidentit Rugova. Kurse, më 5 shtator të vitit të kaluar shqiptarja Nëna Terezë është shenjtëruar nga Papa Francesku në Vatikan.