Spekulimet për një transferim të mundshëm të Shkodran Mustafit në Serie A te Interi, sa shkojnë e rritën.

E gjitha kjo, pasi mbrojtësi shqiptar që përfaqëson Gjermaninë, me të cilët ka fituar edhe një Kupë të Botës në vitin 2014, është lënë në stol nga Arsene Wenger, në derbin ndaj Liverpoolit, që Arsenal e fillon nga ora 17:00.

Para tij, trajneri francez ka përzgjedhur Laurent Koscielny, Nacho Monreal dhe të riun Rob Holding.

Mustafi që një vit më parë u transferua te Arsenal nga Valencia, raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Interin.