Kryeministri në detyrë Isa Mustafa i cili po merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës, ka ngrit sërish shqetësimin për eliminim të barrierave të tregtisë, lëvizjes së lirë dhe energjisë ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Nëpërmjet Facebook’ut Mustafa ka treguar se kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal ekonomik.

“Sot në Durrës me homologët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor diskutuam për bashkëpunimin rajonal në fushën e ekonomisë. Kërkova që vendet e rajonit të eliminojnë barrierat e tregtisë, lëvizjes së lirë dhe energjisë. Ambienti i zgjedhur nga Kryeministri Rama ishte i shkëlqyer”, shkruan Mustafa në Facebook.