Prej dy ditësh po mban në ankth Panuccin por Armando Sadiku ka pranuar se do të jetë i pranishëm në përballjen e së shtunës kundër Lihtenshtejnit.

Në një deklaratë për mediat, Sadiku theksoi se edhe në përballjen ndaj maqedonisë Kombëtarja shqiptare do të synojë të marrë fitoren,

“Në këto momente nuk kam dalë në stërvitje, por besoj se deri të shtunën do të jem i gatshëm për trajnerin për të luajtur për ndeshjen. Unë jam këtu, jam gati. Sot jam ndjerë shumë mirë, do flas edhe me trajnerin, nesër do të dal në stërvitje e të shohim të shtunën ta vendosim të gjithë bashkë”, u shpreh ai.

“Maqedoninë? Shanset dihen, që jemi më superior. Do shkojmë të fitojmë. Që me stadiumin, që na çuan në një të vogël se patën frikë se do mbushej me shqiptarë, e treguan direkt frikën. Ne do shkojmë me kokën lart si skuadër e pjekur, e rritur, një grup që kemi disa vite që luajmë bashkë, do shkojmë të marrim tre pikët”.