Qeveria në seancën e sotme e miratoi Propozimin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, me ç’ka i jepet mundësi për legalizimin e objekteve pa leje.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në konferencë për shtyp të Qeverisë informoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve pas analizës së kryer në terren kontaktit të drejtpërdrejtë me palët e përfshira konfirmoi se në Republikën e Maqedonisë deri tani përqindja e ndërtesave pa leje të legalizuara është në nivel rreth 40 ose rreth 186.000 objekte të cilat janë legalizuar dhe regjistruar në Kadastër.

Theksoi se nga të dhënat me të cilat disponon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, kanë konstatuar se në numrin më të madh të rasteve për shkak të procedurës së vëllimshme dhe të ndërlikuar administrative qytetarët nuk kanë arritur në afatin e paraparë ta realizojnë të drejtën e tyre.

“Duke u nisur nga parimi se legalizimi i ndërtesave pa leje duhet të jetë i qasshëm deri te të gjitha kategoritë e qytetarëve të cilëve ky projekt u nevojitet që përfundimisht ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese të pronësisë dhe me ç’rast ky shtet të mbajë llogari në asnjë aspekt të mos e rrezikojë aspektin social të jetesës”, tha Sugareski.

Qeveria sot vendosi, theksoi Sugareski, të vendosë afate të reja me të cilat qytetarëve të përfshirë do t’u mundësojë kohë shtesë edhe atë: fillimisht, 12 muaj  të reja, duke filluar prej 1 janarit deri më 31 dhjetor të vitit 2018 për të gjithë qytetarët të cilët paraprakisht nuk kanë arritur të parashtrojnë kërkesë për legalizim dhe tani këtë të drejtë të tyre mund ta realizojnë në këtë afat shtesë.

“E dyta, gjashtë muaj të reja duke filluar nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2018 për të gjithë qytetarët të cilët për kërkesat paraprake nuk e kanë siguruar dokumentacionin e nevojshëm të fitojnë të drejtën në këtë afat shtesë të parashtrojnë kërkesa të reja për legalizim me dokumentacion komplet”, theksoi Sugareski.

Theksoi se kusht për legalizimin e objektit është i njëjtë të ketë qenë i ndërtuar në përfundim me 3 marsin e vitit 2011. Sqaroi se edhe mëtej mbeten dokumentet e njëjta të nevojshme për aplikim si edhe paraprakisht.

Në mënyrë shtesë, tha Sugareski, që të mos ketë asnjë komplikim për të gjitha lëndët paraprake të cilat kanë dokumente të pakompletuara njësitë e vetëqeverisjes lokale ndërmarrin obligim në afat më të shkurtër t’i njoftojnë të gjitha palët e përfshira se kërkesat e tyre paraprake janë jovalide, që të njëjtat të mund të shfrytëzojnë afatin e ri prej  gjashtë muajve të parashtrojnë kërkesë të re me dokumentim të tërësishëm.

“Vlerësojmë se me atë që parashikuam këto afate të fillojnë të rrjedhin prej 1 janarit të vitit 2018 lëmë kohë të mjaftueshme në të gjitha komunat e Republikën e Maqedonisë, si dhe ne në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, së bashku t’i kryejmë të gjitha përgatitjet e nevojshme që t’i vendosim në funksion të gjitha kapacitetet e mjaftueshme që të mundemi të gjitha kërkesat e reja për legalizimin e ndërtesave pa leje t’i përfundojmë në afatet e parapara”, tha Sugarevski.

Ai u bëri thirrje të gjitha grupeve të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë t’i pranojnë këto ndryshime ligjore të cilat janë jashtëzakonisht  në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.