Kampionati turk nis pas një jave, por ndërkohë sirenat e merkatos bien për Sokol Cikalleshin.

Mediat turke bëjnë të ditur se qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare kërkohet nga skuadra e Antalyaspor, duke mos përjashtuar një transferim të bomberit kavajas në skuadrën ku aktualisht luan si qendërsulmues Samuel Eto’o.

Antalyaspor, ku janë dëmtuar së fundmi dy sulmues Jeremy Menez dhe Denis Yilmaz, ka hyrë në tratativa me Basaksehir për të kërkuar shërbimet e 27-vjeçarit shqiptar.